03 Maj 2024

Ferronikeli dhuron pajisje laboratorike për ShMP “Fehmi Lladrovci”

Drenas, 24 tetor - NewCo Ferronikeli dhuroi sot pajisje laboratorike për laboratorin e kimisë në Shkollën e Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” të Drenasit duke ju mundësuar realizimin e punës praktike kësaj shkolle.

Zv. Drejtori i kësaj shkolle Fetah Thaqi falënderoi Ferronikelin për mbështetjen e vazhdueshme që i ofron kësaj shkolle profesionale, e në veçanti për donacionin e sotshëm shume domethënës për këtë shkollë.

“NewCo Ferronikeli në të kaluarën na ka përkrahur ne si shkolle dhe komunitet andaj e çmojmë dhe ju falënderojmë për mbështetjen tuaj në ngritjen e kapaciteteve të nxënëseve të shkollës tonë të cilët në të ardhmen do të mund të jenë punëtorë potencial në kompaninë tuaj” tha zv Drejtori i shkollës, Fetah Thaqi.

Ndërkaq duke shpjeguar për vështirësitë e anës praktike të lëndës së kimisë e lëndëve tjera, profesori i Kimisë Avni Isufi tha se këto pajisje laboratorike do të na ndihmojnë që të zhvillojmë mësimin ashtu siç e kemi ta paraparë me planprogramin e lëndës së Kimisë.

Ai  shtoi se “Duke marr parasysh që të gjitha profilet e  shkollës tone  planeprogramin e punës e kemi të paraparë që pesëdhjetë përqind të mësimit ta realizojmë me praktikë profesionale (punë laboratorike) andaj edhe kjo ishte arsyeja që kërkuam nga Ferronikeli që të na ndihmoj me kompletimin e laboratorit”.

Ndërkaq zyrtari për informim i NewCo Ferronikelit, z. Shpëtim Ukaj, në këtë takim u shpreh se NewCo Ferronikeli vazhdimisht mbështet jo vetëm komunitetin e Drenasit por edhe më gjerë e në veçanti shkollat dhe rininë në përgjithësi.

“Mbështetja jonë për shkollat dhe nxënësit është ndër prioritetet e aktiviteteve tona humanitare, shpresojmë që ky donacion i sotshëm i këtyre pajisjeve laboratorike t’ju ndihmojë sadopak në realizimin e planprogramit tuaj. Ne si kompani do të vazhdojmë t’ju mbështesim sipas mundësive tona edhe në të ardhmen” përfundoi z. Ukaj

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)