Ferronikeli dhuroi qanta 400 nxenes te shkollave fillore
Prishtinë, 2 shtator - Ndermarrja e Re Ferronikeli sot ne Drenas, dhuroi qanta te kompletuara me material shkollor per 400 nxenes te shkollave fillore.
Nxenesit qe u pajisen me qanta ishin femije jetim dhe me kushte te renda ekonomike nga rajoni I Drenasit, Skenderajt por edhe me gjere.
Qantat u dhuruan permes Shoqates Islamic Relief me seli ne Drenas.
Azemina Kukaj Kajoshi, kordinatore regjionale per programin e perkujdesjes se femijeve jetim nga shoqata Islamic Relieve e falenderoi kompanine Ferronikeli per keto ndihma dhe tha kjo ndihmese qe e jep Feronikeli eshte garance e perkujdesjes nga ana e tyre per edukim. Ajo me tej shtoi Feronikeli jo vetem qe dha qanta por ua kthei buzeqeshjen ketyre femijeve.
I pranishem ne kete eveniment ishte edhe drejtori i pergjithshem i Ferronikelit Ioannis Gaitanos, i cili fillimisht ua uroi fillimin e vitit shkollor te gjithe nxenesve dhe u deshiroi atyre shume suksese ne mesim.
Aktivitet humanitare jane aspekt shume i rendesishem i Ferronikelit, dhe gjithmone ndjehemi mire kur arrijme te ndihmojme, por ndjenja eshte me e vecant kur ndihmon gjeneratat e reja, te cilet jane e ardhmja e ketij vendi te ri, tha Gaitanos, me kete rast.
Ndermarrja e Re Ferronikeli qe nga viti 2006, cdo fillim vit shkolle ka dhuruar nga 400 qanta te kompletuara, per nxenesit me ne nevoje te ketij rajoni.