Fëmijët festuan me dhurata pavarësinë e Kosovës
Hani i Elezit, 15 Shkurt Edhe në shkollën fillore Ilaz Thaçi të Hanit të Elezit u festua përvjetori i pestë i pavarësisë së Kosovës.
Të premten fëmijët e kësaj shkolle, të drejtuar nga mësimdhënësit e tyre kishin pregaditur një program me këngë, valle, poezi e prozë për hir të 5 vjetorit të Kosovës.
Në manifestim ishin të pranishëm prindërit e fëmijëve, qytetarët e Hanit të Elezit, përfaqësues të Komunës dhe përfaqësues të fabrikës për prodhimin e çimentos SharrCem, të cilët organizuan një garë shkollore për fëmijë si dhe financuan manifestimin.
Nënkryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Muzafer Ndernjani, falenderoi SharrCemin për përkrahje të vazhdueshme të të gjitha aktiviteteve të komunës të cilën ai e udhëheq dhe me këtë rast ndau një mirënjohje për kompaninë në fjalë.
Ndihemi krenar që kemi mundësi sadopak të kontribuojmë në gëzimin e fëmijëve të Komunës së Hanit të Elezit me rastin e 5 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. SharrCem është e përkushtuar që të kontribuoj në komunitetin ku vepron, sepse është kompani vendore që ka për qëllim të kujdeset per komunitetin u shpreh ndër të tjera Gëzim Vlashi përfaqësues i SharrCem, gjatë pranimit të mirënjohjes.
Ata që iu gëzuan më së shumti kësaj dite ishin fituesit e garës shkollore të organizuar dhe financuar nga SharrCem.
Unë ndihem shumë e lumtur që me dijeninë time pata mundësinë të fitoj iPad. Tash e tutje do të mësoj edhe më shumë, ndërsa iPadin do ta shfrytëzoj së bashku me anëtarët e familjes time - u shpreh Albina Shkreta fituesja e vendit të parë në kategorinë e klasave VII-IX.
Ndërsa fituesja 8 vjeçare, Fortesa Suma, tha se ndihet shumë e lumtur që ka fituar biciklete dhe se mezi pret që të dal pranvera që ta ngas atë.
Gjatë manifestimit u dhuran edhe shumë shpërblime të tjera si Llaptop, Play Station, iPod, Bicikletë, top futbolli, e të tjera.