Fëmijët e LET Center vizituan Ushtrinë e Kosovës
Prishtinë, 17 shkurt - Me rastin 11 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, fëmijët e LET Center vizituan Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ata patën nderin të takojnë ushtarët e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës dhe të eksploronin ambientet e FSK-së.
Bashkëbisedimi me ushtarë ishte pjesa e tyre e preferuar. Ata mësuan më shumë rreth detyrave dhe funksionimit të FSK-së.
Në kuadër të këtij takimi, fëmijët patën rastin të shikonin një dokumentarë së bashku me pjestarët e FSK-së.
Fëmijët gjithashtu vizituan bibliotekën e pasur me llojshmëri të librave dhe kaluan kohë të paharrueshme.
LET Center ju uron 11 përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës të gjithë ushtarëve dhe pjesëtarëve të FSK-së dhe i falënderon përzemërsisht për këtë ditë madhështore.