22 Dhjetor 2024

Faqja “Afër fëmijës”, mbështetje në zhvillimin në fëmijërinë e hershme

Prishtinë, 11 qershor – Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF, përmes një konference për media ka lansuar faqen e internetit për zhvillimin në fëmijërinë e hershme “www.aferfemijes.org”.  

Donjetë Kelmendi nga KOMF tha se duke qenë se vetëm rreth 6% e fëmijëve të moshës së nivelit parashkollor janë të përfshirë në institucionet parashkollore, pjesa dërmuese e fëmijëve në vitet e para rriten në mjediset në shtëpi, kryesisht me prindërit, gjyshërit, të cilët kanë nevojë për mbështetje profesionale për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.

Loreta Keqekolla nga KOMF prezantoi faqen për zhvillimin në fëmijërinë e hershme e cila synon mbështetjen e prindërve, kujdestarëve dhe ofruesve të shërbimeve për zhvillimin në fëmijërinë e hershme. Kjo faqe ofron temat aktuale, aktivitete, këshilla, udhëzime dhe diskutime për prindërit, kujdestarët dhe ofruesit e shërbimeve për zhvillimin në fëmijërinë e hershme. Çdo aktivitet dhe këshillë ndikon në ndërtimin e një baze të rëndësishme në fazat e zhvillimit të fëmijës.

Faqja “Afër fëmijës” do të pasurohet në vazhdimësi si dhe do të jetë faqe dinamike ku varësisht nga nevoja do te shtohen edhe rubrika te reja.

KOMF bën me dije që kjo faqe është një burim alternativ shtesë i cili mund të përdoret nga prindërit, kujdestarët, ofruesit e shërbimeve dhe nuk zëvendëson në asnjë mënyrë platformën ekzistuese të MAShTI për zhvillimin në fëmijërinë e hershme.

KOMF fton prindërit, kujdestarët dhe ofruesit e shërbimeve për të vizituar faqen “www.aferfemijes.org”, për mbështetje në zhvillimin në fëmijërinë e hershme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)