23 Dhjetor 2024

Fakulteti Juridik i UP-së, fiton çmimin e katërt në Poloni

Prishtinë, 5 dhjetor - Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim studentet e Fakultetit Juridik të UP-së, Arbëresha Zogjani, Besa Gashi, Mrika Gashi dhe Flaka Braha, fituese të vendit të katërt në mesin e shumë universiteteve nga Europa dhe SHBA-ja, në garën në fushën e arbitrazhit, të organizuar nga Gjykata e Arbitrazhit në Odën Ekonomike Polake dhe Instituti Evropian për Studime Ligjore, e mbajtur në Poloni.

Ndërsa, garuesja Arbresha Zogjani ka fituar çmimin individual si oratorja me e mirë.

Zëvendëskryeministri Kuçi pasi ka uruar garueset për çmimet e fituara, ka premtuar së njëri nga çmimet që do të ndahen në ditën e drejtësisë, do t’i takoj këtyre studenteve dhe së do të mbështesë aktivitetet garuese të tyre në të ardhmen.

Iniciatori kryesor për pjesëmarrje në këtë garë të Fakultetit Juridik të UP-së, ka qenë Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit në Odën Ekonomike të Kosovës, ndërsa garueset kanë qenë në përkujdesjen e znj. Luljeta Plakolli-Kasumi, Asistente në Fakultetin Juridik të UP-së dhe Anjezë Gojani, Sekretare e Përgjithshme e Tribunalit të Përhershëm të Arbitrazhit në Odën Ekonomike të Kosovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)