EULEX organizon gjykimin e simuluar për studentë
Prishtinë, 29 prill - EULEX-i së bashku me Fakultetin Juridik të Universitetit te Prishtinës Hasan Prishtina organizojnë gjykimin e simuluar për studentë të fakultetit juridik.
Gjykimi i simuluar do të mbahet në gjykatoren e studentëve të Universitetit të Prishtinës, me ç rast audiencës do ti drejtohen Zëvendës-Shefja e misionit EULEX, Zj. Joëlle Vachter, dekani i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina, Bajram Ukaj si dhe organizatorët.
Ekspertët e EULEX-it përmes realizimit të gjykimit të simuluar do të trajnojnë studentët e drejtësisë rreth hapave relevant gjatë procesit gjyqësor.
Do të jenë tre ekipe studentësh që do të marrin rolin e gjykatësve, prokurorëve dhe mbrojtësve ligjor.
Ideja është që gjenerata e ardhshme e ekspertëve ligjorë të Kosovës të mentorohet dhe të ndihmohet në ushtrimin e praktikave më të mira gjatë seancave gjyqësore.
Studentët do të fitojnë mirënjohje për participimin e tyre dhe do të përfitojnë njohuri nga gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it.