23 Dhjetor 2024

EULEX-i dhe MASHT se bashku për sundimin e ligjit

Prishtinë, 11 shkurt - EULEX-i dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës janë pajtuar që të bashkëpunojnë në lidhje me një varg të aktiviteteve të fushatës sensibilizuese  për ta përkrahur rëndësinë e sundimit të ligjit. 

Ekspertët e BE-së të cilët punojnë për EULEX-in, si gjyqtarët dhe prokurorët, do të mbajnë ligjërata përkrah homologëve të tyre në shkollat e mesme në mbarë Kosovën.

Gjatë ligjëratave do të diskutohen temat si ajo e personave të zhdukur, e sistemit të së drejtës penale, e shkencës mjeko-ligjore dhe e korrupsionit. Po ashtu, do të flitet edhe për rolin dhe përgjegjësitë e avokatëve, të gjyqtarëve dhe të hetuesve.  

Nicholas Hawton, Shef i Zyrës së EULEX-it për Shtyp dhe Informim Publik tha që për një afat të gjatë nisma ishte shumë e rëndësishme: “Është me rëndësi që EULEX-i të punojë së bashku me institucionet vendase për ta përkrahur sundimin e ligjit. 

EULEX-i nuk do të jetë këtu përgjithmonë. E ardhmja e Kosovës varet nga gjeneratat e ardhshme që do të vijnë. Në dëshirojmë të përpiqemi dhe t’ua bartim praktikat dhe përvojat më të mira evropiane në fushën e sundimit të ligjit.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)