ETEA publikon hulumtimin për lexueshmërin në shkollat e Prishtinës
Prishtinë, 7 maj - Organizata Jo Qeveritare ETEA organzion sot publikimin e raportit hulumtues “Lexueshmëria në shkollat e mesme të ulëta publike të Komunës së Prishtinës”, ngjarje kjo që do të zhvillohet në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani”.
Raporti sjellë të dhëna mbi nivelin e leximit dhe shprehitë e fëmijëve në raport me librin dhe faktorët ndikues në këtë gjendje.
Roli dhe ndikimi i familjes dhe shoqërisë, ndikimi i shkollave dhe ndërveprimi e fëmijëve me teknologjinë, bazuar mbi rezultatet e dala, do të diskutohen në këtë ngjarje në të cilën do të jenë të pranishëm, ndër të tjerë krerë dhe përfaqësues të MASHT-it, DKA-së, DKRS-së, tutje drejtorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, shkollave të mesme dhe fillore të Prishtinës, mësimdhënës, prindër, nxënës dhe studentë.