Është shpalosur panoja e gjeneratës së parë
Gjilan, 1 qershor - Fotoja e fundit e studimeve, që zakonisht vendoset në Universitet, ku fotografohen gati të gjithë absolventët, është shndërruar thuajse në traditë për Universitetet.
Kështu në Universitetin Kadri Zeka, Rektori Bajram Kosumi bashkë me Mehmet Zylfiu, Kryetar i Parlamentit Studentor, kanë shpalosur panot në të cilat janë të vendosura fotot individuale të secilit student të Fakultetit Ekonomik që kanë përfunduar ligjëratat e vitit të fundit të studimeve.
Mehmet Zylfiu - Kryetar i Parlamentit Studentor ka thënë është shumë i lumtur që i erdhi koha edhe dokumentit të përbashkët studentor, panos, duke mos i harruar ato eksperienca të mrekullueshme studentore. Ai ka thënë se tani si përgjegjësi e studentëve absolvent është që pas diplomimit, kontributin e Universitetit ta kthejnë në shërbim po të Universitetit.
Nga ana tjetër, rektori Bajram Kosumi pasi ka uruar studentët për përfundimin e ligjëratave studimore dhe për panon në të cilën secili student është paraqitur në mënyrën më të mirë të mundshme, ka thënë se ky aktivitet është artikulim simbolik që i gëzohen të gjithë studentët që kanë përfunduar ligjëratat e studimeve dhe njëherësh është gëzim i madh edhe për ne, sepse kjo gjeneratë e parë e absolventëve është gjeneratë historike e Universitetit Kadri Zeka.Rektori Kosumi ka uruar studentët edhe për diplomim sa më të shpejt dhe vazhdimin e studimeve vijuese dhe ka thënë se detyrë e Universitetit është që ti aftësoj studentët për vazhdime të mëtutjeshme në rrugët e dijes. Ai ka porositur studentët që të mbajnë lidhjet me Universitetin edhe pasi të diplomojnë duke ju thënë se si Universitet do të jemi të gatshëm që të ju përkrahim gjithmonë.
Ndërkohë Parlamenti Studentor iu ka nda nga një mirënjohje menagjmentit të Universitetit Kadri Zeka për kontributin e dhënë në ngritjen profesionale dhe akademik të studentëve, njëherësh mirënjohje iu kanë dhënë edhe studentëve absolvent më të dalluar gjatë studimeve.