30 Dhjetor 2024

Erlis Lushtaku shpallet fitues i garës së inteligjencës EUREKA 3

Prishtinë, 22 mars - Fondacioni për Arsim dhe  Kulturë “ATMOSFERA”- Gjimnazi Hasan Nahi, e mbeshtetur nga Ministria e Arsimit, Drejtoritë Komunale Arsimore dhe shkollat fillore, ka organizuar me sukses dhe jehonë të madhe Garën e Inteligjencës Eureka 3.

Fondacioni Atmosfera  ne vitin 2013 hapi Gjimnazin Hasan Nahi me nje model te ri arsimor. Kjo shkolle ka patur mbeshtetjen e ministrisë se arsimit që në hapat e para të saj. Dhe ja ku jemi sot, vetem pas dy viteve besimi dhe mbeshtetja e MASHTit po merr frytet e saj.

Gara Eureka, u organizua në 25 komuna në të njëjtën ditë dhe orë ku morën pjesë mbi 2000 nxënës të dalluar të klasave të IX nga 28 Komuna. Pas etapës së parë u zgjodhën 250 finalistë të cilët garuan më 19.03.2016 në Gjimnazin Hasan Nahi për etapën finale.

E cilësuar me të drejtë nga media Kosovare si “Gara që sfidoi dijen e mbi 2000 nxënësve”, gara Eureka, mendojmë se i ka sjellë një sinergji dhe kurajo nxënësve për ta përqafuar më shumë arsimin e dijen. Në filozofinë e punës sonë arsimi është ardhmëria e një vendi dhe çdo punë e përpjekje në këtë rrugë është e shenjtë.

Dita e martë më 22.03.2016 ka qenë një festë e vërtetë e Arsimit dhe vlerave. Mbi 1500 miq pjesëmarrës nga gjithë Kosova u bënë pjesë e gëzimit të madh të finalistëve të Eureka 3. Pjesë e këtij gëzimi ishin përfaqësues të lartë të ministrisë së Arsimit, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik, kryetarë komunash, Drejtorë të Drejtorive Komunale Arsimore, rreth 120 drejtorë shkollash të nxënësve finalistë, profesorë, intelektualë, prindër, të ftuar etj.

Drejtor I Fondacionit Atmosfera, Talip Aktash: Të gjithë së bashku t’i dalim për zot çdo zhvillimi të fëmijëve tanë

“Uroj që kjo garë modeste në këtë vend, të jetë shkas për gara të mëdha ndërkombëtare në të ardhmen.

Këta të rinj të çmuar, me kompjuter në duar, me dije dhe me dëshirë të hulumtimeve në mendje, me pishtarin e dashurisë në zemra, duhet të përjetojnë emocionin e takimit të Kosovës së bashku me botën.

Po kalojmë një kohë të vështirë ku të rinjtë me shprehitë negative janë larguar nga punët e mbara.

Domethënë, po jetojnë të vetëm në botën virtuale, nuk po bëhen asgjë kur çdo gjë kanë në dispozicion, nuk tregojnë dot respektin e nevojshëm ndaj prindërve dhe po i nënvlerësojnë vlerat morale të shoqërisë.

Në qoftë se nuk i kapim për duar këta të rinj, t’i orientojmë drejt idealeve të larta e t’u mësojmë vlerat morale, e ardhmja do të jetë edhe më keq se tani.

Të gjithë së bashku t’i dalim për zot çdo zhvillimi të fëmijëve tanë. Të mos harrojmë t’ia ngopim edhe mendjen pasi t’ia ngopim barkun. Duke i dhënë rëndësi veshjes së tyre, të mos lëmë anash kujdesin ndaj sjelljeve të tyre. Përderisa mendojmë anën fizike të tyre të mos neglizhojmë edhe anën metafizike. Ashtu që të mos thahen fidanët e rinj. Ta shohim të ardhmen me besueshmëri”, tha Aktash. 

Drejtori i Gjimnazit Hasan Nahi, Gazmend Aga: Ky sukses  përket i mësuesve, drejtorëve të shkollave fillore e drejtorive arsimore të qyteteve përkatëse.

Në fjalën e mbajtur, Gazmend Aga, pasi falenderoi të gjitha institucionet arsimore në Kosovë për mbështetjen e pakursyer, u shpreh se Gjimnazi Hasan Nahi ka organizuar dy olimpiada; E para Olimpiada e Vlerave Kombëtare-Atdhedashuria, e dyta është Gara shkencore e Inteligjencës, Eureka.

Ai vlerësoi punën serioze të arsimtarëve në shkollat fillore. Heronjtë e vërtetë të një vendi janë mësuesit dhe prindërit që edukojnë një brez të mirë, u shpreh Aga.

Nëse rinia do të jetë e pajisur me vecoritë e atdhedashurisë, vlerave universale si altruizmi, bujaria, dashuria për tjetrin nga një anë e në anën tjetër do të jenë të suksesshëm në arsim e shkencë, atëherë ky është individi I cili do të japë kontributin e tij maksimal për vendin tonë të dashur, për Kosovën.

Ai falenderoi në mënyrë të veçantë edhe median kosovare për mbështetjen bujare e të pakursyeshme.

Drejtoresha e DKA Prishtinë, Zj. Arbërie Nagavci;

“Urime Gjimnazit Hasan Nahi për organizimin. Gara të tilla nxisin garimin për mirë mes nxënësve. Nxënës të dashur; vazhdojeni punën tuaj serioze. Mbështetja jonë nuk do të mungojë, u shpreh ajo.

Në emër të Ministrit Z. Arsim Bajrami këshilltari i tij Z. Lah Nitaj; Urime Gjimnazi Hasan Nahi, mbështetja jonë do të vazhdojë.

Në emër të ministrit të arsimit fjalë përshëndetëse mbajti dhe Z. Lah Nitaj, këshilltar I Ministrit. Në fjalën e tij Z. Nitaj, shprehu konsideratat më të larta për punën e Gjimnazit Hasan Nahi dhe organizimin e Eurekes.  Ai përcolli urimet më të përzemërta të Ministrit Z. Bajrami dhe premtoi mbështetje të mëtejshme për organizimin e garave të tilla. Do të vazhdojmë serjozisht punën për ardhmërinë e vendit, u shpreh Z. Nitaj.
 
Fjalë përshëndetëse mbajti dhe Z. Agim Krasniqi, Zyrtar i lartë për Arsimin Privat pranë MASHT

 Kjo është një garë e mirëpritur nga MASHT Kosove dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim nisma të tilla dhe punën e Gjimnazit Hasan Nahi. E vlerësoj maksimalisht rritjen e cilësisë me anë të këtyre garave dhe nivelin e lartë të finalistëve e sidomos të atyre që morën medalje.
 

Gjimnazi Hasan Nahi: Tradita e suksesit vazhdon

Sukseset e Gjimnazit Hasan Nahi

Medalje Argjendi në ISWEEEP dhe GENIUS NË SHBA 2015; Enes Thaçi, Mirsad Zejnullahi, Blerim Jashari, Besfort Hashani, Majsara Beqiri, Erza Haliti.

Medalje Bronxi në SHBA 2014; Endrit Himaj, Lendrit Januzaj

Finalistë në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës 2016; Lendrit Januzaj, Albion Krasniqi

Pjesëmarrje në INESPO,2014; Laurent Zejnullahi,  Behar Krasniqi, Alban Islami, Zgjim Sadriu, Ermal Qirezi, Drilon Pllana, Jeton Neziri, Faredin Arifi

Pjesëmarrës në ISWEEEP 2016, SHBA; Lirindë Kafexholli, Eliona Aliu

Pjesëmarrës në INESPO 2016, Hollandë; Kosovare Pajaziti, Çlirimtare Salihu, Fatjona Berisha, Esra Hoxha

Pjesëmarrës në Olimpiadën shkencore në Kenia, 2016: Nehar Shala, Blerim Jashari

Medalje per 40 te parët në garën EUREKA 3

Fitues shpallet Erlis Lushtaku ngaSkenderaj.

Erlis Lushtaku I shkollës “Shaban Jashari” në Skënderaj shpallet fitues.
Vendi I dyte per Leart Ajvazaj, Gjilan dhe vendi i tretë per Agnesa Nuha, Ferizaj.

40 vendet e para u shpërblyen me medalje bronxi, argjendi e ari.
250 finalistët morën certifikatë të veçantë.

Fondacioni Atmosfera-Gjimnazi Hasan Nahi Mirënjohje për donatorët e Garës Eureka.

Të gjithë finalistët gjatë 3 javëve kanë bërë aktivitete të larmishme në Gjimnazin Hasan nahi. Të gjitha këto nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen bujare të sponsorave tanë.

 Ibrahim Yurtseven, pronar I Inter Stone Mermer Granit ,

 Erdin Fusha, pronar i “ABI CENTER”,

 Driton Halili, Perfaqesues I “TELEKOMI I KOSOVES “

 Sherif Krusha, Pronar i \"SHERIF ELEKTRONIK\"

 Besir Cmega Pronar i \"RAILTRANS L.L.C\"

 Driton Restelica, Pronar i Agjencionit Turistik “TONI-Drini”.

I falenderojmë për ndihmën dhe për besimin e treguar në suksesin e këtij projektin.

Emocione te vecanta, kjo është dashuria për arsimin. Nuk ka të humbur mes atyre që përpiqen për arsimin, që  garojnë për mirë. Të gjithë këta garues janë përfaqësuesit më të mirë të qyteteve të tyre; keta janë krenaria e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)