23 Dhjetor 2024

Emini në punimet e Shkollës Kombëtare të Administratës në Francë

Paris, 17 dhjetor - Ish-deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe njëherit anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, znj. Njomza Emini, po merr pjesë në punimet e Shkollës Kombëtare të Administratës në Francë.

Shkolla Kombëtare Franceze, përveç se trajnon shërbyes civilë dhe politikanë me eksperiencë nga Franca, programet e saj përfshijnë edhe studentë të huaj nga vendet tjera të Evropës dhe botës.

Republika e Kosovës, përfaqësohet për herë të parë në Shkollën Kombëtare Franceze të Administratës, përmes Znj. Njomza Emini, e cila ka përzgjedhur për  trajtim temën \"Autoritetet Lokale dhe Shteti\".

Duke ditur organizimin e pushtetit lokal në bazë të Pakos së Presidentit Ahtisari, si dhe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, tema e përzgjedhur për trajtim paraqet nivelin unik të organizimit lokal në Republikën e Kosovës dhe kompetencat e komunave jo shumicë në Republikën e Kosovës.

Po ashtu, vend të veçantë në prezantim do të kenë edhe pikat e marrëveshjeve të arritura midis përfaqësuesve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Njohuritë dhe kontaktet profesionale nga Shkolla Kombëtare Franceze për Administratën, znj. Njomza Emini do t’i shfrytëzojë për të ndihmuar në nivelin organizativ të kësaj fushe në Republikën e Kosovës si dhe në rajon.

Shkolla Kombëtare e Administratës (École nationale d\'administration) është përgjegjëse për përzgjedhjen dhe trajnimin fillestar të zyrtarëve të lartë francez. ENA, së bashku me Shkollën Normale Superiore (École normale supérieure) dhe Shkollën Politeknike (Ecole polytechnique) u ofrojnë të diplomuarve në këto shkolla qasje në pozitat e larta të shtetit. ENA tashmë është transferuar pothuajse tërësisht në Strasburg, me qëllim të theksimit të karakterit evropian të saj.

Në nivelin e BE-së, Shkolla Kombëtare e Administratës shpesh krahasohet me Kolegjin e Evropës në Belgjikë, me të cilin ka disa tradita të përbashkëta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)