23 Dhjetor 2024

Emërohen 15 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Shkencës

Prishtinë, 27 shkurt -  Me vendimin e aprovuar sot nga Qeveria e Kosovës, është bërë emërimi i 15 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, të cilit janë: Fetah Podvorica, Isa Haxhiu, Shyqri Nimani, Eda Vula, Bajram Berisha, Naser Sahiti, Zymer Neziri, Sabile Basha-Keçmezi, Husnija Bubuljica, Alush Musa, Ramadan Zejnullahu, Musli Bajraktari, Zejnullah Gruda, Nexhmi Rexha, Radivoje Mançiç. 

Qeveria e Kosovës aprovoi nismën për negocimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bashkëpunim dhe lehtësim e zbatimit të FATCA-së. (Partneriteti FATCA- Ligji mbi pajtueshmërinë e taksave në llogaritë e huaja).

Kabineti qeveritar ka ndarë 700,000 (shtatëqind mijë) euro për zbatimin e vendimit për heqjen e pagesave për sigurimin e auto-veturave të qytetarëve që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci.

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin që të gjitha organizatave buxhetore të ju rekomandojë identifikimin e programeve për kursimin e 15 për qind të shpenzimeve për vitin 2014.

Në vazhdim, Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar propozimin e Ministrisë së Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes për Kredi Eksportuese ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG, lidhur me financimin e projektit “Modernizimi i Sistemit të Edukimit në Kosovë përmes e-Edukimit”.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores, për funksionimin e Fondit për Kuadro, përmes të cilit përcaktohet niveli maksimal i shpërndarjes së mjeteve financiare, numri i përfituesve.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)