Egzon Daku në krye të Parlamentit Studentorë të UP-së
Prishtinë, 1 qershor - Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina sot ka bërë ndërrimin e kryetarit. Kryetari i deritanishëm Arben Mehmeti i dorëzoi postin kryetarit të ri, Egzon Dakut.
Ndërrimi në kreun e Parlamentit Studentor vjen si rezultat i rrotacionit sipas marrëveshjes së koalicionit të organizatave studentore.
Me rastin e dorëzimit të detyrës, Mehmeti i falënderoi të gjithë për bashkëpunim, e uroj që puna e mirë të vazhdoj tutje.
Ndërsa, kryetari i ri Egzon Daku u zotua se do të punojë tutje për tua kthyer dinjitetin Universitetit të Prishtinës, për ti mbrojtur të drejtat dhe interesat e studentëve, për të sjellë inovacion e kreativitet, për të rritë cilësi e për të intensifikuar bashkëpunim,.
Universiteti i Prishtinës kohëve të fundit është ballafaquar me ide e probleme të ndryshme, por me bashkëpunëtorët zotohemi që do të punojmë për tia rikthyer dinjitetin e Universitetit dhe të studentëve.Përveç tjerash, do të punoj për ti mbrojtur të drejtat e studentëve dhe interesat e tyre. Ne jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë studentët, strukturat e tyre dhe menaxhmentin e Universitetit., tha Daku.