25 Dhjetor 2024

Edukimi është një prioritet kombëtar i Republikës së Kosovës

Prishtinë, 29 janar - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka marrë pjesë në konferencën kombëtare “Testi i orientimit në karrierë – e ardhmja më e ndritshme e kompetencës profesionale në Kosovë”.

Në këtë konferencë të organizuar nga Agjencia e Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe Arsimit për të Rritur, në bashkëpunim me “Basic Check” nga Zvicra, ministri Bajrami tha se arsimi dhe edukimi është një prioritet kombëtar i Republikës së Kosovës dhe një segment ku Qeveria e re do të fokusohet shumë.

“Ne vlerësojmë se investimi dhe përkushtimi në arsim është një detyrë prioritare, sepse ne e kemi një resurs dhe një rini, e cila meriton një arsim dhe një edukim të avancuar”.

Ministri Bajrami përmendi prioritetin e punës së tij si ministër, e që është ngritja e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit.

“Do të angazhohemi në reformimin e plotë të sistemit arsimor, në ngritjen e cilësisë në arsim në të gjitha nivelet në mënyrë që vendit tonë t’i japim nxënës, ekspertë dhe akademikë të mirë, të cilët do të jenë bartës të zhvillimit ekonomik”, tha ai, ndërsa theksoi se ky zhvillim ekonomik duhet të vijë përmes programeve të mira të edukimit, kur arsimi profesional është një mundësi dhe një komponentë e pashfrytëzuar për Republikën e Kosovës.

Ministri Bajrami vlerësoi se arsimi profesional është një e arritur e madhe e sistemit tonë edukativ, i cili do të ndihmojë në 3 segmente: në krijimin e një tregu të mirë të punës kombëtar dhe rajonal, në sigurimin e kuadrove të aftësuara dhe impuls i zhvillimit ekonomik, si dhe në stabilizimin e arsimit të lartë.

Ndërsa, drejtori i Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur, z. Ragip Gjoshi tha se Testi i orientimit në karrierë “Basic Check” është një test neutral i aftësive të nxënësve. Ai vlerësoi se ky test është një ndër investimet e dosmososhme në arsimin profesional për shumë arsye, e që do të ndikojë në ngritjen e cilësisë në arsim.

Paul Knoblauch, zv/rektor në Shkollën Profesionale në Arau të Zvicrës, theksoi përfitimet që vijnë nga ky test, i cili aplikohet në Zvicër, ku 80 për qind e nxënësve janë të orientuar kah arsimi profesional, e që llogaritet si vendi me papunësinë më të vogël.

Testi për orjentim në karrierë “Basic Check” planifikohet të pilotohet që nga viti i ardhshëm shkollor për regjistrim në Qendrat e Kompetencës, për të vazhduar më vonë në të gjitha shkollat profesionale në nivel vendi.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)