Edhe për një vit ju vazhdohen bursat 40 studentëve
Mitrovicë, 16 shkurt - Komuna e Mitrovicës, ua ka zgjatur edhe një vit bursat 40 studentëve, të cilët i kanë plotësuar kriteret e kërkuara.
Kryetari i komunës, Avni Kastrati, ju uroi sukses këtyre studentëve, të cilët janë bursistë të Komunës së Mitrovicës që një vit.
Kryetari i komunës, paralajmëroi se shumë shpejt do të nënshkruhen kontratat edhe me 40 studentë të tjerë, të cilët do të përfitojnë bursa për vitin akademik 2011/1012.