14 Nëntor 2024

Edhe 8 Shkolla të Prishtinës pajisen me kamera sigurie

Prishtinë, 1 shkurt - Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, vizitoi shkollën \"Dardania\", për të parë nga afër funksionimin e kamerave të sigurisë në këtë shkollë. \"Dardania\" është një nga 8 shkollat në kryeqytet, të cilat së fundmi u pajisën me kamera sigurie.

 Skollat tjera janë: \"Zenel Hajdini\", \"Nazim Gafurri\", \"Emin Duraku\", \"Ali Sokoli\", \"Iliria\", \"Naim Frashëri\" dhe \"Pavarësia\".

Drejtoresha Nagavci tha se  vendosja e kamerave po bëhet me qëllim të rritjes së sigurisë në shkolla, parandalimit të dhunës dhe veprimeve që mund të lëndojnë nxënësit ,respektimit të rendit dhe rregullit në institucionet edukativo arsimore dhe mbarëvajtjes së procesit mësimor në përgjithësi.


Janë tash më 20 shkolla në kryeqytet të pajisura me kamera të sigurisë. Kamerat janë vendosur në hapësirat e lejuara me ligj, pra në koridore dhe në oborrin e shkollës. Inçizimet bëhen 24 orë dhe ruhen, si dhe shkollat janë të pajisura edhe me invertorë që të mos ketë ndërprerje edhe kur ka probleme me rrymë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)