E premtja do të jetë ditë pushimi e hëna ditë mësimi
Prishtinë, 25 nëntor - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka bërë të ditur se dita e premte me 27 nëntor do të jetë ditë pushimi për nderë të festës së 28 Nëntorit, ndërsa dita e hënë 30 nëntor do të jetë ditë mësimi në të gjitha shkollat e Kosovës.
Duke qenë se në kalendarin shkollor, dita e hënë ka qenë e paraparë të jetë ditë pushimi për nder të kësaj feste, MAShT njofton se dita e pushimit është zhvendosur ditën e premte.