28 Dhjetor 2024

Dy profesorë me plagjiaturë pjesë e Bordit të UP-së

Prishtinë, 1 tetor - Dy profesorë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të cilët në të kaluarën janë zbuluar edhe “gjykuar” për punë joshkencore e madje edhe për plagjiaturë, tani janë zgjedhur anëtarë të Këshillit Drejtues të këtij Universiteti.

Mes pesë anëtarëve të Këshillit Drejtues, që janë zgjedhur nga Senati i UP-së, është profesori Beqir Sadikaj, të cilit i ishte vërtetuar plagjiatura dhe ishte degraduar nga Profesor i Asocuar në Profesor Asistent.

Por, më pas ky vendim ishte shfuqizuar. Dhe anëtarit tjetër të Këshillit, Zeqir Veselaj, i cili kishte arritur ta nostrifikonte titullin e fituar në Universitetin e Tiranës, edhe pse Komisioni i Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN) kishte dhënë vlerësim negativ për hulumtimet e tij.

\"Zëri\" ka siguruar dokumentet, të cilat vërtetojnë për plagjiaturën që kanë bërë këta dy profesorë.

Sipas dokumenteve, profesori Beqir Sadikaj në vitin 2007 ishte degraduar nga titulli akademik, Profesor i Asocuar në Profesor Asistent për shkak të plagjiaturës që i është vërtetuar në librin (ligjëratat e autorizuara) \"Sociologjia juridike\". 

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)