Dy kadetë të FSK-së pranohen në Akademinë Ushtarake West Point
Prishtinë, 3 maj - Ministria për Forcën e Sigurisë organizon ceremoninë e dorëzimit të certifikatave të pranimit në Akademinë Ushtarake West Point të dy kadetëve të FSK-së.
Të pranishëm në Ceremoni do të jenë Ministri i FSK-së, Haki Demolli, Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, Ambasadori i SHBA-ve Greg Delavi, zyrtarë dhe oficerë të tjerë të MFSK-së dhe të ftuar të ambasadës së SHBA-ve.
Pranimi i dy kadetëve të FSK-së për studime 4 vjeçare, në Akademinë Ushtarake më të njohur në botë West Point në qarqet ushtarake vlerësohet si një sukses i rëndësishëm dhe mundësi shumë e madhe.