Dukagjin Leka zgjedhet Prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar
Gjilan, 21 mars - Këshilli Drejtues i Universitetit Kadri Zeka në mbledhjen e mbajtur më 18 Mars 2016 në Gjilan pas propozimit të Rektorit Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, ka zgjedhur Prof. Ass. Dr. Dukagjin Lekën Prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar.
Dukagjin Leka në cilësinë e Prorektorit për bashkëpunim ndërkombëtar, mbulon aspektet e bashkëpunimit ndërkombëtar institucional, realizon projekte bashkëpunuese ndërkombëtare e posaçërisht ato me programin e Komisionit Evropian Erasmus+ dhe Horizont 2020 që kanë për qëllim kyçjen dhe shtytjen përpara të Universitetit Kadri Zeka në Universitetet Evropiane në vazhdimësi.
Dukagjin Leka është Doktor i Shkencave Juridike Ndërkombëtare, Profesor Asistent i lëndëve të së drejtës ndërkombëtare në Universitetin Kadri Zeka në Gjilan.