Drejtoria e arsimit mban mbledhje me drejtorë të shkollave
Prishtinë, 30 gusht - Sot, në sallën e Kuvendit Komunal u mbajt mbledhja me të gjithë drejtuesit e institucioneve edukativo -arsimore, me rastin e fillimi të vitit të ri shkollor 2016/2017.
Në rendi dite ishin paraparë këto pika:
1.Përgatitja për fillimin e vitit të ri shkollor
2.Siguria në shkolla
3.Të ndryshme
Takimi kishte karakter informues dhe bashkëpunues rreth përgatitjeve të vitit të ri shkollor.
U
njoftuan të gjithë drejtuesit e institucioneve edukativo-arsimore se me sukses ka shkuar procesi i pranimit të fëmijëve në klasë të parë dhe në klasë të dhjetë.
Drejtoria e Arsimit ka bërë zgjidhje që mësimdhënësit të mos mbeten pa normë, përshkak të ndryshimeve kurrikulare.
Janë njoftuar të gjithë drejtuesit e institucioneve edukativo-arsimore se tashmë ka hy në fuqi rregullorja 2016/17 për organizimin e punës në shkolla fillore të mesme të ulëta dhe të mesme të larta të miratuar nga Kuvendi Komunal i Komunës së Prishtinës.
Të gjithë drejtuesit e IEAA u informuan lidhur me të gjitha punimet që janë kryer me sukses në infrastrukturë, si dhe procesi për pajisjet me mjete higjienike dhe didaktike ka përfunduar me sukses në të gjitha institucionet edukativo-arsimore.
Tek pika e dytë siguria në shkollë fokusimi ka qenë kryesisht tek dhuna në shkollë dhe me këtë rast janë njoftuar të gjithë drejtuesit e institucioneve që të njoftojnë mësimdhënësit dhe të gjithë stafin se dhuna ndaj nxënësve është e pa pranueshme. Drejtoria e Arsimit nuk do të tolerojë asnjë rast dhune në institucionet edukativo-arsimore.
çështje të ndryshme, si informimi për fillim e procesit për mësimi tërëditor më 19 shtator edhe në tri shkolla si : SHFMU Emin Duraku, SHFMU Pjetër Bogdani si dhe SHFMU Ganimete Tërbeshi në Llukar. Shkollat përkatëse janë njoftuar me procesin e fillimi të mësimit tërëditor dhe se dy javët e para do të bëhet informimi i prindërve lidhur me mësimin tërëditor.
Gjithashtu, DKA ka organizuar edhe për këtë vit shkollor transportin e nxënësve dhe mësimdhënësve për lehtësimin e mbarëvajtjes së mësimit në shkollat e viseve rurale.