Dorëzohen çmimet për fituesit e garës Sfida e Dizajnit
Prishtinë, 4 qershor - Drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë James Hope, i shoqëruar nga Ministri i Arsimit Arsim Bajrami, do të flasë me rastin e dorëzimit të çmimeve për fituesit e garës Sfida e Dizajnit.
Çmimet e Sfidës së Dizajnit u jepen shkollave dhe nxënësve që kanë shfrytëzuar teknologjinë arsimore për përgatitjen e punimeve të nxënësve të cilat plotësojnë kriteret e garimit.
Gara e Sfidës së Dizajnit është pjesë e Ekspozitës së Teknologjisë Arsimore e cila sjellë së bashku shkollat, zhvilluesit e teknologjisë arsimore, dhe kompanitë vendore të cilat prodhojnë pajisje për shkolla.
Shkollat të cilat kanë përfituar nga përdorimi i teknologjisë arsimore do të bëjnë demonstrimin e përparësive të kësaj teknologjie për vizitorët e ekspozitës.
Kjo është e katërta me radhë Ekspozitë e Teknologjisë Arsimore e organizuar çdo vit nga Programi i Arsimit Themelor i USAID-it. Programi i Arsimit Themelor i USAID-it është një aktivitet pesëvjeçar i cili punon me të gjithë akterët e përfshirë në sektorin e arsimit me qëllim të sigurimit të cilësisë së lartë të të gjitha aktiviteteve dhe produkteve të tij si dhe përmbushjes nga ana e tyre të nevojave aktuale arsimore.