Dorëheqjet po e dëmtojnë procesin e ri akreditimit te Universiteteve
Prishtinë, 15 shkurt - Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës në mbledhje diskutoi për mbarëvajtjen e procesit te ri akreditimit të institucioneve te arsimit të lartë në Kosovë dhe të programeve studimore.
Konferenca e Rektorëve shprehu shqetësimin e vet për gjendjen e krijuar ne KSHC pas dorëheqjeve së dy anëtarëve vendore, duke vlerësuar se këto dorëheqje në ketë situatë zgjedhore e dëmtojnë procesin e ri akreditimit dhe procesin e rikthimit te Agjencisë se Kosovës për Akreditim ne ENQA dhe EQAR.
Konferenca e Rektoreve inkurajon KSHC-ne dhe Drejtorin Ekzekutiv te Agjencisë se Kosovës për Akreditim qe, sa me pare dhe ne bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit e te Shkencës te gjejne zgjidhjen e duhur sa me shpejt per te dale nga situata e krijuar e bllokimit te KSHC-se.
Konferenca e Rektoreve shprehet e gatshme te ofroje tere përkrahjen e duhur për konsolidimin dhe rifillimin e punës se KSHC-se dhe rikthimit ne ENQA dhe ne EQUAR.