29 Dhjetor 2024

Dorëheqja e rektorit, pasojë e zgjedhjeve që nuk ndryshuan UP-në

Prishtinë, 18 shkurt - Zgjedhjet e sapo përfunduara në Universitetin e Prishtinës treguan se linja që ka ndjekur rektori Ramadan Zejnullahu nuk gëzon përkrahjen e shumicës së stafit akademik, prandaj ai ka bërë mirë që është tërhequr, ka thënë të mërkurën eksperti i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci.

Zejnullahu, të martën, ka bërë publike dorëheqjen e vet, vetëm një muaj para se organet drejtuese të UP-së që dolën nga zgjedhjet e fundit, të vendosnin për rektorin e ardhshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Zejnullahu, sipas Dukagjin Pupovcit, e ka pasur të pamundur të marrë përkrahjen e Këshillit Drejtues, meqë aty janë zgjedhur nga Senati pesë anëtarët që kishin votuar për shkarkimin e rektorit në tetor të vitit të shkuar.

Kjo, sipas tij, edhe ka çuar deri tek akti i dorëheqjes së rektorit.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)