Diskutohet parandalimi i katastrofes që i kanoset Kosovës në arsim
Prishtinë, 20 dhjetor - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) organizon tryezën e rrumbullakët me temë “Çka po ndodhë në arsimin kosovar, a është vetingu Zgjidhja?”.
Pas rezultatit zhgënjyes të testit PISA dhe po ashtu pas përjashtimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga ENQA - Rrjeti Evropian i Sigurimit të Cilësisë - është më se e nevojshme të shtrohemi në diskutim të hapur për atë se çfarë duhet ndërmarrë.
"Si organizata të shoqërisë civile dhe si hisedarë të arsimit, na takon të angazhohemi për ta parandaluar katastrofën e cila i kanoset vendit tonë, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në arsim", thekson ORCA.