Diskutohet nivelizimi i pagave për administratën e UP-së
Prishtinë, 6 gusht - Rektori i Universitetit të PrishtinësHasan Prishtina, prof.dr.Ibrahim Gashi, sekretari i UP-së, Esat Kelmendi dhe prof.dr.Rashit Maliqi, nënkryetar i sindikatës të UP-së, u takuan me ministrin e financave, Besim Beqaj, ministrin e Administratës Publikes, Mahir Yagcilar, dhe sekretarin e përhershëm të MAP-it, Fitim Sadikaj, me të cilët biseduan për nivelizimin e pagave të punëtorëve të administratës së UP-së.
Menaxhmentit të UP-së iu premtua që do të fillohet nivelizimi dhe harmonizimi i pagave për të gjithë punonjësit e administratës të UP-së me shërbyes civil të administratës publike në Kosovë.
Në këtë takim u dakordua që pasi të jetë bërë një përkshkrim i detajuar i vendeve të punës në administratën e UP-së, atëherë MAP-i do të bëjë caktimin e koeficienteve për të gjitha kategoritë e nëpunësve civil.