Diskutohet mbi diskursin e përdorur në librat e Historisë
Prishtinë, 4 korrik - Sot në Fakultetin Filozofik, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë (YIHR-KS) organizon debatin e radhës me temë Historia në tekstet shkollore.
\"Bashkohuni me ne për të diskutuar mbi diskursin e përdorur në librat e Historisë drejt ngjarjeve të ndryshme historike, duke kritikuar narrativat e njëanshme, mospërfshirjen e shumë grupeve sociale dhe lëvizjet e ndryshme qytetare\", thekson YIHR-KS.
Debati do të hapet me disa fjalë hyrëse nga dekani i Fakultetit Filozofik z.Bujar Dugolli, si pjestar i lëvizjës studentore të viteve 90-të.
Ky debat do të zhvillohet në kuadër të projektit \"Pjesëmarrja e të rinjve në edukim gjithëpërfshirës\" që zhvillohet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi(E4E), i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID dhe që mbikëqyret nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim ATRC