29 Dhjetor 2024

Diskutohet lidhur me zbatimin e Ligjit për arsimin parauniversitar

Prishtinë, 27 janar - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, kryesuar nga kryetari i komisionit, Nait Hasani, mbajti sot dëgjim publik, me përfaqësues të drejtorive komunale të arsimit dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, rreth mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për Arsimin Parauniversitar.

Diskutimin e hapi kryetari i komisionit, duke shprehur shqetësimin e tij me gjendjen në arsimin parauniversitar, me shpresë që ky dëgjim publik të arrijë efektin e dëshirueshëm në përmirësimin e zbatimit të ligjit.

Përfaqësues të DKA-ve paraqiten disa çështje shqetësuese rreth ligjit, ndër të cilat ishin: kriteret e përzgjedhjes së mësimdhënësve dhe të emërimit të tyre,

zgjidhja e statusit të organeve shkollore, menaxhimi i buxhetit të shkollave,

kompetencat e personelit udhëheqës, si dhe normat nëpër shkolla.

Përfaqësuesit komunalë të arsimit shprehën pakënaqësinë e tyre për moszgjidhjen e problemit të regjistrimit të fëmijëve në shkollimin parauniversitar, përkatësisht të mosregjistrimit të një numri të tyre, duke shtuar se mënyra e zgjidhjes se këtij problemi, aktualisht kalon vetëm me inicimin si kundërvajtje, një proces ky shumë i gjatë, deri në epilogun e të cilit, fëmija mund të kalojë në moshë madhore.

Njëra ndër çështjet kryesore të diskutimit në këtë dëgjim publik ishte edhe rishikimi i formulës së financimit të arsimit parauniversitar, konfliktit midis Ligjit të arsimit parauniversitar me atë të administratës, si dhe vështirësitë e implementimit të tij.

Këtyre vërejtjeve iu përgjigjen përfaqësuesit e MASHT-it, Alush Istogu dhe Azem Guri, duke shtuar se janë në dijeni të shumicës së këtyre problemeve, pasi që të njëjtat janë përcjellë nga drejtorinë komunale të arsimit në këtë ministri, dhe se janë të mendimit që ligji duhet të plotësohet dhe ndryshohet. Megjithatë, ata vlerësuan se disa nga çështjet e përmendura, tashmë veç janë vetëm të rregulluara nëpërmjet udhëzimeve administrative.

Dëgjimi publik përfundoi me vendimin që këto probleme dhe sfida në arsim, të trajtohen, në funksion të ngritjes së cilësisë së arsimit parauniversitar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)