Diskutohet gjendja e kërkimeve shkencore në Kosovë
Prishtinë, 9 qershor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të marrë pjesë në Konferencën Gjendja e kërkimeve shkencore në Kosovë.
Në këtë Konferencë do të marrin pjesë edhe rektorët e universiteteve publike dhe private në vend, prorektorët për shkencë, dekanë të fakulteteve, profesorë, përfitues të projekteve shkencore të MAShT dhe studentë.