Diplomon gjenerata e tretë e KEDS Akademi
Prishtinë, 14 nëntor - Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike organizon ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së tretë të KEDS Akademisë.
Pjesëmarrës do të jenë personalitete të shumta si vendore, ashtu edhe ndërkombëtare, si nga sfera politike, akademike, ekonomike, diplomatike dhe kulturore.
George Karagutoff, Drejtor Menaxhues i KEDS ka thene se KEDS ka nisur këtë rrugëtim, me qëllimin që të trajnojn dhe edukon gjeneratat e reja në Kosovë, duke u bërë kështu faktor në ndërtimin e të ardhmes së të rinjve në vend.
"Ecja jonë tashmë ka mbëritur në vitin e tretë, dhe ne kemi arritur të shndërrohemi në programin më të kërkuar arsimor për të rinjtë që aspirojnë të zgjerojnë njohuritë e tyre në sektorin e energjisë", ka theksuar ai.
Aftësimi teorik dhe praktik sipas tij ka bërë që shumë të rinj të jenë shumë më afër tregut të punës dhe të ndjehen më të sigurt për të ardhmen e tyre.
"Për neve dhe studentët e KEDS Academy ka rëndësi të veçantë, andaj shpresojmë që të gjeni kohë të na bashkoheni në festimet për të diplomuarit e gjeneratës së tretë dhe urimet për gjeneratën e katërt që po vjen", ka nenvizuar Karagutoff.