Diplomon gjenerata e parë në shkenca kompjuterike
Gjilan, 7 korrik - Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Universitetin Kadri Zeka në Gjilan ka bërë sot promovimin e gjeneratës së pare të të diplomuarve.
Besa Mustafa do të mbetet gjithnjë në historinë e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin tonë, pasi që është studentja e parë që mbrojti publikisht temën e diplomës, tha dekani i këtij fakulteti Xhevdet Thaqi.
Ai uroi Besën dhe tre studentët e tjerë, Nitë Gashi, Elion Neziri dhe Jeton Selimi, që mbrojtën me sukses diplomën, duke u dëshiruar suksese në të ardhmen.
Dekani Thaqi tha se nëse duam të shohim që çdo i ri të ketë edukim të standardeve më të larta evropiane dhe botërore, vendi më i mirë për të fituar këto njohuri është Fakulteti i Shkencave Kopjuterike në Universitetin Kadri Zeka, i cili punon që të nxjerrë kuadro krahas kërkesës së kohës moderne.
Të diplomuarit në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit Kadri Zeka në Gjilan do të kenë aftësi që të përmbushin detyrat në sektorin e Shkencave Kompjuterike, në mënyrë të pavarur dhe do të jenë të gatshëm të ballafaqohen me problemet aktuale dhe kërkesat për ndryshime të nevojshme gjithnjë në përshtatje të zhvillimit të teknologjisë modern dhe duke u bazuar në hulumtime shkencore dhe profesionale.