Diplomon gjenerata e 41-të e kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës
Prishtinë, 30 korrik - Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) organizon ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 41-të, të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë, Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Nehat Thaqi, Drejtori i AKPS-së, Ismail Smakiqi si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.