15 Nëntor 2024

Diplomojnë 24 studentë të gjeneratës së parë në Universitetin e Gjakovës

Gjakovë, 30 janar - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim  Bajrami mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së parë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Me këtë rast, ministri Bajrami është shprehur se, kjo është një ditë e kurorëzimit të një pune të suksesshme të gjeneratës së parë, që tregon se sa ka qenë i arsyeshëm themelimi i këtij Universiteti, i cili mban emrin e njërit nga kolosët e arsimit shqip, njërit nga arkitektët e shtetndërtimit dhe të pavarësisë  së Kosovës,  akademik Fehmi Agani.

“Kjo gjeneratë që sot po promovojmë, do të jetë një shtytje e madhe  për studentët, në mënyrë që Universiteti i Gjakovës të jetë një universitet modern, i cili siguron standarde të larta të cilësisë, i cili mundëson që studentët jo vetëm të diplomohen, por edhe të punësohen, që nesër të jenë liderë të së ardhmes”, tha Ministri.

Në vazhdim ministri Bajrami theksoi se jemi duke punuar me të gjitha universitetet publike që ato të kenë identitet dhe të plotësojnë nevojat e komunitetit, regjionit dhe të Kosovës në përgjithësi me programe atraktive të studimit, për të cilat ka nevojë.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë u themelua në vitin akademik 2013/2014, ndërsa sot ndau diplomat për 24 studentë të diplomuar të gjeneratës së parë të  Fakultetit  të Mjekësisë, drejtimi i Infermierisë, njëherësh ndau edhe mirënjohje për studentët bursistë të Fakultetit të Edukimit, Fakultetit Filologjik dhe të Mjekësisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)