15 Nëntor 2024

Diplomoi gjenerata e tretë e Akademisë së KEDS-it

Prishtinë, 14 nëntor - Pas edukimit teorik dhe praktik 1 vjeçar tregut të punës iu shtuan edhedhjetëra të rinj e të reja kosovare të cilëve u janë ofruar njohuritë më të avancuara për çështjet energjetike dhe të menaxhimit.

Dhjetëra studentë e nxënës kosovarë të hënën janë pajisur me certifikata të njohura ndërkombëtarisht. Kjo ndodhi pas diplomimit të tyre në KEDSAkademi III në një ceremoni madhështore të mbajtur ne hotelin “Emerald”.

“Këta studentë po hyjnë në një fazë të re të jetës së tyre të përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme. Ata janë të vetëdijshëm për sfidatqë i presin, sikurse e dinë që ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë. Duhet të jenë krenarë dhe të përgjegjshëm”, tha z. GeorgeKaragutoff, Drejtor Gjeneral i KEDS-it.

“Mundësinë që u është dhënë ata duhet t’ia kthejnë shoqërisë. Nuk kamënyrë më të mirë që t’i shpaguhesh shoqërisë se sa të jesh një qytetar i përgjegjshëm që reprezanton vlera të vërteta”, shtoi ai.
E nisur në vitin 2013, KEDS Akademia tashmë ka përmbushur misionin e sajë dhe po sheh tutje drejt avancimit të mëtutjeshëm.

Gjenerata e katërt po përgatitet të nisë së shpejti, përderisa arritjet e deritashme e bëjnë secilin të ndihet mirë. I lehtësuar dhe plotoptimizëm për të ardhmen e rinisë kosovare është edhe ideatori i KEDSAkademisë, z. Mesut Serhat Dinc, njëherësh anëtar i Bordit Ekzekutiv tëKEDS-it.

“Si një nga themeluesit e KEDS Akademisë jam krenar të shoh se si ajo që ishte një iniciativë e vullnetit të mirë sot po shndërrohen në njëmonument suksesi, përderisa si shembull po ndiqet gjithandej nëpërbotë”, tha z. Dinc.

“Thënia e legjendarit Nelson Mandela ‘Edukimi është arma më e fortë qëmund ta përdorësh për ta ndryshuar botën’ është rrugëtregues përakademinë. Ne hapëm dyert për të rinjtë e të rejat kosovare që tëpërgatiten me aftësi të nevojshme dhe mendime që e bëjnë ndryshimin”,nënvizoi z. Dinc.

KEDS Akademia që sot është programi më i avancuar në fushën ePërgjegjësisë Shoqërore sa i përket sektorit të edukimit, nuk do tëishte e mundur të realizohej pa mbështetjen e pakursyer të kompaniveLimak dhe Calik.

“Kosova zë një vend të vecantë në zemrat tona dhe ne e vlerësojmë shumëmikpritjen që kemi hasur këtu. Ndërsa, rinia kosovare është pasuria më e vlefshme e këtij vendi të ri dhe kjo është arsyeja që KEDS Akademia kamarrë mbështetje të padiskutueshme prej nesh”, tha z. Nihat Ozdemir,Kryetar i Bordit të Limak Holding.

“Dëshira jonë për të kontribuar në Kosovë nuk është vënë asnjëherë nëpyetje, por për të kontribuar në talentet më të vlefshëm është privilegj dhe shpërblim që mbush zemrat tona. Suksesi që po tregojnë pjesëtaret e KEDS Akademisë është tregues që kjo ishte ide e qëlluar dhe rruga eduhur”, theksoi z. Ozdemir.

Përkrahja ishte e pa rezerve edhe nga kompania Calik.

“Përgjatë karrierës sonë profesionale, ne mësojmë shumë dhe përpiqemi ta ndryshojmë vetveten. Këtë nuk e bëjmë vetëm të jemi të suksesshëm, porpër t’u lënë trashëgim edhe një botë më të mirë gjeneratave të ardhshme. Mënyra më e mirë për të kontribuuar për gjeneratat e reja është përmesmbështetjes së arsimimit të tyre. Për këtë në e vlerësojmë KEDSAkademinë dhe gjithmonë do të mbështesim arsimimin në këtë vend tëbukur”, tha z. Ahmet Calik, kryetar i Bordit të KEDS-it dhe udhëheqës iCalik Holding.

“Ju lutem jini krenarë për vetveten dhe përgatituni të mbërtheni tëardhmen”, shtoi z. Calik, duke iu drejtuar studentëve që po diplomonin.

Edhe Qeveria e Kosovës vazhdimisht ka fjalë të mira për akademinë. “Nëkohën kur Kosova po bën hapa te mëdhenjë në sektorin e energjisë, tanimë shumë se kurrë na duhen kuadro të përgatitur në këtë sektor. KEDSAkademia po e bën këtë dhe unë i jam mirënjohës dhe e përgëzoj për këtëinciativë”, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik, z. Blerand Stavilenci.

Akademia e KEDS-it ka filluar në vitin 2013 me gjeneratën e parë që ubazua në ofrimin e njohurive teorike e praktike të rinjve kosovarë nëaspektin teknik dhe industrial. Ideja ishte të përgatiten studentëliderë, të cilët do të ishin pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes dhekontributorë të fuqishëm në ekonominë e vendit. Të gjithëve iu krijuamundësia që të punonin në KEDS me kontrata të rregullta pune.

Akademia e KEDS-it u themelua në partneritet me Ministrinë e Arsimit tëKosovës, Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe UniversitetinBogazici të Stambollit. Tashmë afron 150 të rinj janë të përgatitur përtregun e punës dhe janë pjesë e rëndësishme e tij. Një pjesë ekonsiderueshme e tyre tashmë janë punëtorë të KEDS-it.

Akademia ka ardhur duke e zgjeruar fushveprimtarinë sa i përketpartnerëve dhe studentëve. Tashmë, pos Universitetit të Prishtinës,partnerë janë edhe të gjitha universitetet tjera publike të Kosovës,përderisa në gjeneratën e katërt, që parashihet të startojë gjatë javëve në vijim do të ketë studentë nga të gjitha këto universitete, sikursenga shkollat e mesme elektriteknike anekënd vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)