15 Nëntor 2024

Diplomoi gjenerata e parë e studentëve të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan

Gjilan, 27 tetor - Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ka organizuar sot ceremoninë solemne të diplomimit të gjeneratës së parë të studentëve, të cilët tashmë janë të dëshmuar në suksese të ndryshme e të shumta si brenda Kosovës poashtu edhe jashtë kufijve të saj.

Në fjalën e tij kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka thënë se studentët e këtij universiteti i japin fuqinë akademike, arsimore dhe kulturore dhe Gjilanin e bëjnë qendrën më të fuqishme në regjionin e juglindjes së Kosovës.

“Jam jashtzakonisht i lumtur dhe krenar, që kjo gjeneratë e parë e studentëve të këtij universiteti e bëjnë Gjilanin qendrën më të madhe arsimore dhe kulturore në regjionin e jug-lindjes së Kosovës. Në Universitetin “Kadri Zeka”, nuk janë vetëm gjilanasit dhe Anamorava, por edhe studentët tanë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, Kumanova. Besoj shumë se ky universitet do të ketë një shtrirje më të gjerë dhe do të bëhet edhe më atraktiv për të gjithë studentët që jetojnë kudo në trevat shqiptare. Është universitet që ka studim dhe studentët e tij janë të barabartë me studentët kudo në Evropë. Edhe më tutje Komuna e Gjilanit do të vazhdoj mbështetjen e studentëve të UKZ-së, me bursa sikur edhe çdo vjet deri më tani”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Gjithashtu Haziri ka potencuar edhe fondin e ekselencës, që studentët e këtij universiteti do të jenë përfitues nga ai fond. Poashtu ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të mos e vonoj vendimin për kampusin e ri universitar, ku Komuna e Gjilani ka ndarë 7.2 hektarë tokë dhe së bashku me rektorin dhe profesorët jemi të gatshëm që të fillojmë angazhimin për ndërtimin e tij.

Edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka përshëndetur këtë ceremoni të organizuar dhe sukseset e arritura të studentëve duke shprehur gatishmërinë e mbështetjes në forma të ndryshme.

Kurse Rektori i UKZ-së, Bajram Kosumi, ka falënderuar studentët, stafin akademik dhe të gjithë të pranishmit për punën dhe angazhimin e treguar në fusha të ndryshme në të mirën e Universitetit në përgjithësi.

Kosumi ka thënë se “studentët tanë janë model i studentit në nivel të Kosovës, janë të barabartë me studentët në Evropë dhe kjo na bënë shumë krenar, karshi edhe sukseseve të treguara në fusha të ndryshme në të gjitha drejtimet që ka Universiteti Kadri Zeka. Jemi të përkushtuar për të ecur përpara me program të qartë të zhvillimit të institucionit tonë dhe këtë do ta arrijmë së bashku. Niveli I studentëve që kemi, niveli i stafit akademik, na bënë të jemi më afër synimeve tona për zhvillim dhe suksese në të ardhmen”, ka thënë rektori Kosumi.

Ndryshe sot kane diplomuar rreth 200 student në këtë afat, në nivelin bachelor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)