Diploma të dyshimta nga Egjipti
Prishtinë, 18 shkurt - Të gjithë ata imamë, profesorë të Medresesë Alauddin dhe zyrtarë të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), që kanë marrë diploma nga Universiteti i Hapur Amerikan në Kajro, nuk vlejnë, sepse vetë ky universitet ende nuk është i akredituar, shkruan gazeta \"Zëri\".
Është vërtetuar nga ueb-faqja e këtij universiteti, ku shkruan:
Jemi duke pritur konfirmimin mbi kërkesën tonë për rikthim të marrëveshjes për akreditim me Al-Azhar. Sapo ta marrim përgjigjen, do ta bëjmë publike menjëherë. Kjo dëshmon se ky Universitet ende nuk posedon akreditimin.
/Zëri/