Deputetët të shqetësuar rreth arrestimeve në Universitetin e Prishtinës
Prishtinë, 19 dhjetor - Në seancën e sotme deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ngritur shqetësime rreth arrestimeve të fundit në Universitetin e Prishtinës.
Deputeti Haki Demolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka folur për problemin e ditëve të fundit, atë të arrestimit të disa personave, nën dyshimin për përfshirje në keqpërdorim të pozitave zyrtare.
Ai tha se arrestimet e fundit në Universitetin e Prishtinës, për afera korruptive, po i qesin hijen e zezë këtij institucioni.
Edhe deputeti Gëzim Kelmendi ka ngritur çështjen e korrupsionit në UP, duke thënë se Ministri i Arsimit dhe ai i Punëve të Brendshme duhet të bëjnë me shumë për ta çrrënjosur korrupsionin në UP.