Dema dhe Hoti marrin pjesë në konferencën e Vjenës
Prishtinë, 23 maj - Rektori I UP-së, Marjan Dema së bashku me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Afrim Hoti, me ftese te Akademisë se Shkencave të Austrisë, po marrin pjese në Konferencen: \'2nd Joint Science Conference-Moving Forward: Guidelines to Improved Science Systems\'.
Konferenca, ne te cilen po marrin pjese Rektorët dhe Perfaqesues te Akademive te Shkencave te vendeve te Europes Juglindore synon te krijoj dhe forcoj ura bashkepunimi te cilat do perdorin gjuhe te njejte, gjuhën e shkences.
Konferenca e cila organizohet nën margjinat e Samitit të Berlinit te vitit 2014, per Procesin e Ballkanit Perendimor, e cila po bashkeorganizohet nga Akademia e Shkencave te Austrise dhe Akademia Kombetare e Gjermanise - Leopoldina, ka filluar dje ne Vjene dhe do vazhdoj punimet e saja edhe sot e neser.