Debatohet për zhvillimet e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë
Prishtinë, 1 dhjetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në Konferencën Zhvillimi i sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë - qasjet sistematike dhe institucionale, e organizuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA).
Në këtë Konferencë do të mblidhen gjithë akterët relevant në mënyrë që të vlerësohen zhvillimet në arsimin e lartë viteve të fundit, si dhe të debatohet për të ardhmen e kornizës së sigurimit të cilësisë dhe bërjes së politikave të sigurimit të cilësisë.