Debatohet për raportin mbi koston e shërbimeve të edukimit në fëmijëri
Prishtinë, 24 nëntor - Nën patronazhin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli do të mbahet tryeza në temë Raporti mbi Koston e Shërbimeve Cilësore të Edukimit në Fëmijërinë e Hershme në Kosovë.
Në këtë tryezë, e cila mbahet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe e mbështetur nga UNICEF-i, do të marrin pjesë përfaqësues të ministrive përkatëse, të Bankës Botërore, si dhe udhëheqës të njësive relevante të administratës së Kuvendit të Kosovës.