28 Prill 2024

Debati nga rruga, të rikthehet brenda botës universitare

Prishtinë, 7 shkurt - Avokati i Popullit ka përcjellur për së afërmi tash sa ditë rrjedhën e protestës para rektoratit të Universtitetit të Prishtinës. Gjendja e krijuar tregon shenja te dukshme të acarimit të mëtejmë dhe cenim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Eskalimi i situatës në përleshje midis protestuesve dhe forcave policore,  në hyrje të hapësirave ku ndodhet Rektorati, është i rrezikshëm, i dëmshmëm dhe i papranueshëm.

Situata e krijuar dhe konfrotimi i dhunshëm para Rektoratit janë produkt i mungesës së debatit të dosmosdoshëm të botës akademike. Lëndimi i  sotëm i dhjetra protestuesve dhe policëve, është pasojë e drejtëpërdrejtë e mungesës së këtij debati. 

Avokati i Popullit sugjeron që ky debat i zhvendosur në rrugë, të rikthehet brenda botës universitare, për të gjetur zgjidhje të pranueshme dhe në pajtim me  standardet universale akademike.

“Bazuar në kompetencat kushtetuese dhe ligjore, Avokati i Popullit shpreh gatishmërinë që të ndërmjetësojë për të tejkaluar ngërçin mes studentëve dhe organeve udhëheqëse të Univeristetit të Prishtinës, nëse të dy palët pajtohen për këtë, sido që të jetë, në gjithë këtë situatë është e domosdoshme vetëpërmbajtja e të gjitha palëve nga çdo veprim që çon në përkeqësim të gjendjes së krijuar”, është thënë në komunikatën e Avokatit të popullit.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)