25 Dhjetor 2024

Davies përkahu fuqishëm përpjekjet e Universitetit të Prishtinës

Prishtinë, 26 nëntor - Rektori i UP-së Ramadan Zejnullahu, priti sot në një vizitë ambasadoren e Francës, Maryse Daviet, të cilën e njoftoi me rrjedhat në UP .

 

Ambasadorja Davies e përgëzoi Rektorin Zejnullahu për zgjedhjen e tij në postin e Rektorit si rektori i parë i cili vjen në post për shkak të kritereve akademike e jo preferencave politike.

Ambasadorja Davies përkahu fuqishëm përpjekjet e Universitetit të Prishtinës në ngritjen e cilësisë si parakusht për integrimin e arsimit të lartë të Kosovës në Hapësirën Europiane të Arsimit të Lartë. 

Në proceset neper te cilat po kalon arsimi i lartë në Kosovë, duhet angazhim më i shtuar për cilësi të studimeve në të gjitha nivelet, pa u ndërmarrë hapa që e cenojnë autonominë e Universitetit dhe e dëmtojnë pariparueshëm rrugën e integrimit në Procesin e Bolonjes.

Rektori Zejnullahu e njoftoi ambasadoren Davies se UP ballafaqohet me veshtirësi të shumta si në planin financiar, të infrastrukturës hapësirore dhe laboratorike ashtu edhe me mungesen e stafit akademik per ta përballuar  një numër kaq të madh të studentëve sa ka aktualisht.

Studimet në vitin e parë akademik kanë filluar para gati dy muajsh dhe menaxhmenti i Universitetit të UP-së po bën gjithçka që ta ngrisë cilësinë në të gjitha nivelet me synimin kryesor që të jemi universitet konkurrues brenda hapësirës europiane të Arsimit të lartë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)