22 Dhjetor 2024

Danimarka vendi i pari vend në Evropë që rihap shkollat

Kopenhagë, 16 prill - Danimarka ka kthyer sërish fëmijët në shkollë, fill pasi u mor vendimi për lehtësimin e kufizimeve nga koronavirusi duke u bërë kështu i pari vend në Evropë që rihap shkollat.

Mediat vendase bëjnë me dijeni se çerdhet, kopshtet dhe shkollat fillore i kanë mirëpritur fëmijët ditën e sotme, të cilët janë fotografuar jashtë godinave, duke qëndruar 2 metra larg njëri-tjetrit, për të ruajtur rregullat e distancës sociale..

Shkollat ishin mbyllur që nga 12 mars në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Në fillim të prillit, qeveria e vendit njoftoi se shkollat do të rihapeshin “me kushtin që të gjithë të mbajnë distancën e tyre dhe të lajnë duart”.

Rregullat speciale nënkuptojnë që shkollat duhet të sigurojnë që një distancë prej rreth 2 metrash të mirëmbahet midis tavolinave në klasa dhe pushimet për nxënësit duhet të organizohen në grupe të vogla.

Por disa prindër kanë kundërshtuar rihapjen e shkollave, duke firmosur një peticion që ka mbledhur rreth 18,000 nënshkrime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)