15 Nëntor 2024

Cilësia e stafit akademik në Universitete është shumë shqetësuese

Prishtinë, 30 janar - Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, të udhëhequr nga Teuta Haxhiu, nënkryetare, raportoi ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqeri Bytyqi, lidhur me gjendjen në arsimin e lartë.

Ministri Bytyqi, para anëtarëve të komisionit prezantoi gjendjen në të cilën ndodhet arsimit i lartë.

Ai gjatë fjalës së tij bëri të ditur se gjendja në këtë fushë, e veçanërisht në sektorin publik, kërkon një trajtim të veçantë.

Tutje, ai potencoi problemet më të cilat ballafaqohen universitetet në vendin tonë. Përkitazi më këtë, ai shqetësuese e vlerësoi cilësinë e stafit akademik, rangimin e varfër të tyre në platformat e universiteteve publike, infrastrukturën e dobët  ligjore etj.

Lidhur me këtë, Bytyqi theksoi se MASH-i ka funksionalizuar një grup punues me një eksperiencë të gjerë në dhënien e rekomandimeve, i cili do t’i monitorojë universitetet në të gjitha rajonet dhe me pas në bazë të raporteve do t’i jap rekomandimet dhe orientimet, duke u fokusuar në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.

Po ashtu, ai vuri në pah se qëllimi i MASHT-it nuk është t’i shuaj programet ekzistuese të këtyre universiteteve, por sipas tij, synohet riorganizimi në kuptimin e menaxhimit.

Anëtarët e komisionit shtruan një varg pyetjesh dhe ngritën shqetësimet e tyre lidhur me gjendjen në arsimin e lartë.

Anëtarët e komisionit kërkuan nga ministri një raport lidhur me shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë për Cilësi, ngritjen e buxhetit për universitete, dhënien e bursave për studentë, llogari për profesorët që mbajnë disa vende pune pune, regjistrimin i studentëve në kolegjet private në afate të pacaktuara etj.

Ministri dha sqarimet e nevojshme para anëtarëve të komisionit.

Në këtë mbledhje Komisioni, po ashtu miratoi Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (MASHT) dhe Stitching SPARK-ut të Holandës ( SPARK), mbi mbështetjen e Kolegjit ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)