CHwB Kosova prezanton librin “Qyteti në miniaturë”
Pejë, 21 janar - Sot në Shkollën speciale për të verbër në Pejë, Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon prezantimin e librit “Qyteti në miniaturë” i punuar nga Fitore dhe Nëntore Rexhepi.
Libri u dedikohet personave të verbër dhe atyre me dëmtime në shikim, të cilët deri më tani kanë krijuar një imazh për objektet e trashëgimisë vetëm përmës ngjarjeve dhe përshkrimit nga të tjerët.
Për të plotësuar fotografinë në mendjen e tyre dhe për të krijuar një lidhje më të afërt emocionale me monumentet e trashëgimisë kulturore, ne kemi paraqitur në mënyrë kreative 15 monumente të trashëgimisë kulturore të qytetit të Prizrenit të printuara në 3D, duke i bashkangjitur dhe një historik të shkurtër në alfabet brail.
Ky libër do të jetë i shoqëruar me një hartë orientuese të shtypur në reliev për këto 15 monumente.
Synimi i projektit është që të zgjerohet edhe në qytet tjera!
Projekti u realizua në kuadër të platformës të Heritage Space që implementohet nga CHwB Kosova.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë Kulturore” i zbatuar nga Programi për Zhvilim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë dhe fiancuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet (IcSP) dhe Qeverise Suedeze.