26 Dhjetor 2024

Çertifikohet gjenerata e 1-rë e Lidershipit Transformues të USAID

Prishtinë, 20 maj - Ushtruesi i Detyrës i Drejtorit të misionit të USAID-it Kris Eduards, do t’i bashkangjitet Presidentit të A.U.K.-së Winfred L. Thompson, për tu dorëzuar çertifikata pjesëmarrësve në trajnime në kuadër të Programit të Lidershipit Transformues të USAID-it. 

Programi i Lidershipit Transformues i USAID-it synon të zhvillojë kuadro të liderëve të cilët do t’u prijnë ndryshimeve domethënëse në Kosovë në fushat prioritare të zhvillimit ekonomik, politik, dhe shoqëror.

Kjo do të arrihet përmes bursave të arsimit të lartë, çertifikimeve profesionale, kryerjeve të stazhit të praktikantit/es, këmbimeve dhe partneriteteve në mes të universiteteve kosovare dhe atyre amerikane.

Komponenta e Trajnimeve e Programit të Lidershipit Transformues është dizajnuar për të ngritur nivelin e kapitalit njerëzor dhe talentit ekzistues përmes ofrimit të klasëve trajnuese në të menduarit kritik/zgjidhje të problemeve, hulumtim, gjuhë angleze dhe shkathtësi të tjera përgatitore për studime në mënyrë që t’u ndihmohet atyre kosovarëve të cilët nuk kanë patur qasje në programe universitare të forta por që megjithatë shihen si kandidatë të ardhshëm premtues për universitete dhe studime të nivelit master.          

Deri më tani  253 të rinj kanë përfunduar trajnimet e ofruara që nga korriku. Ndërsa, 350 të tjerë  janë në përfundim të gjeneratës së dytë të trajnimeve e cila ka filluar në mars 2015. A.U.K. do të zbatojë programin e trajnimit në të shtatë rajonet e Kosovës, me qëllim që t’u shërbejë rreth 1,200 studentëve gjatë pesë viteve të ardhshme.                                                    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)