Certifikohen trajnuesit për zhvillimin e politikave publike
Prishtinë, 9 shkurt - Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, i shoqëruar nga Kryeministri Isa Mustafa, do të flasë në ceremoninë e dorëzimit të certifikatave grupit të parë të pjesëmarrësve në trajnimin për zhvillimin e politikave publike dhe udhëheqje.
Zhvillimi i Politikave Publike dhe Trajnimi për Udhëheqje është pjesë e programit Lidershipi Transformues (TLP) Trajnimet Intensive dhe Kurset e Shërbimit Publik.
Ky është një program intensiv i cili ofron trajnime të specializuara për udhëheqje, analizë të politikave publike, vendimmarrje të bazuar në dëshmi, dhe vlerësim të programit.
Grupi i dytë i vijuesve të trajnimit të TLP-së Zhvillimi i Politikave Publike dhe Trajnimi për Udhëheqje është planifikuar të fillojë kah fundi i shkurtit me më shumë se 180 pjesmarrës.
Universiteti Amerikan në Kosovë (A.U.K.) implementon komponentën TLP Trajnimet Intensive dhe Kurset e Shërbimit Publik, në mbështetje të programit më të gjërë të Lidershipit Transformues të USAID-it.