Certifikohen studentët në Menaxhimi dhe Hartimi i Projekteve
Prishtinë, 11 maj - Sot Unioni i Studentëve Pro Europian në bashkëpunim me Institutin Kosovar për Menaxhim mbajti modulin e parë të trajnimit "Menaxhimi dhe Hartimi i Projekteve" me studentët e Universitetit të Prishtinës.
Moduli i parë u mbajtë me studentët e Fakultetit Ekonomik, Fakultetit Juridik dhe Fakultetit të Edukimit.
Unioni i Studentëve Pro Europian në bashkëpunim Institutin Kosovar për Menaxhim gjavëve të ardhme do të realizojë edhe trajnime tjera të këtij moduli me studentët e tjerë të njesive akademike të Universitetit të Prishtinës.
Gjithashtu, USPE në periudhën dyvjecare do t'i ofrojë studentëve ngritje të kapaciteteve përmes trajnimeve të moduleve të ndryshme që do të mundësohen nga Instituti Kosovar për Menaxhim.
Unioni i Studentëve Pro Europian sikurse në të kaluarën, ashtu edhe në të ardhmen do të vazhdojë t'i ofrojë studentëve ngritje të kapaciteteve profesionale përmes projekteve të ndryshme që do t'i realizojmë së bashku.