22 Dhjetor 2024

Certifikohen rreth 145 mësimdhënës të matematikës për klasat 6-9

Prishtinë, 24 tetor - Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe përfaqësues nga Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), ndanë certifikatat për mësimdhënës të matematikës që kanë përfunduar me sukses trajnimin “Matematika dhe mësimdhënia e matematikës” (klasa 6-9).

Programi “Matematika dhe Mësimdhënia e Matematikës” është programi i parë i akredituar i këtij lloji nga MAShT-i, i cili ka për qëllim t’iu ndihmojë mësimdhënësve që të zbatojnë në klasat e tyre metoda, teknika dhe strategji të ndryshme të mësimdhënies dhe të nxënit, të cilat lehtësojnë përvetësimin e njohurive dhe zhvillimin e kompetencave të nxënësve të parapara në Kornizën e Kurrikulës dhe rezultatet e të nxënit në lëndën e matematikës. 

Drita Kadriu, këshilltare e ministrit të MAShT, me rastin e hapjes së ceremonisë së ndarjes së certifikatave, ndër tjera tha se, matematika është mbretëresha e shkencave, andaj kjo lëndë ka zënë vendin kyç në Kornizën e Kurrikulës të miratuar vitin e kaluar nga MAShT.

“Ne besojmë se investimi në mësimdhënës të matematikës do të ngritë shkallën e dijes në shkolla. Jam e sigurt se ju do t’i identifikoni talentet e matematikës, do t’i ndihmoni të tjerët që të arrijnë njohuritë e duhura dhe besoj gjithashtu se do përcillni informata të reja të fituara nga ky trajnim për mësimdhënës, të cilët nuk kanë pas mundësi të jenë pjesë e këtij programi”, tha znj. Kadriu. 

Implementimi i programit të GIZ –it, ka filluar nga janari 2010 në bashkëpunim të ngushtë me MAShT dhe ka katër komponentë kryesorë : a) Mbështetja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), b) Zhvillimi Profesional i Mësimdhënësve, c) Menaxhimi, Qeverisja e Mirë dhe Menaxhimi Cilësor i Shkollave si dhe d) Arsimi Joformal dhe Masat Plotësuese për Adresimin e Braktisjes së Hershme të Shkollës.

Program trajnimi për mësimdhënësit ( komponenta b - zhvilli profesional i mësimdhënësve ) e matematikës për nivelin e arsimit të mesëm të ulët të (klasat 6-9) është implementuar nga organizatat vendore si KEC, “Vizioni për Arsim” si dhe disa trajnerë individual.

Ndërkaq, ky program trajnimi (Matematika dhe Mësimdhënia e Matematikës ) është implementuar gjatë muajve mars-prill 2012 (60 orë trajnim), në të cilin kanë marrë pjesë 145 mësimdhënës të ciklit të arsimit të mesëm të ultë, nga të gjitha komunat e përzgjedhura të programit të GIZ/CDBE.

Ndarjen e certifikatave e bënë z. Agim Berdyna, drejtor për Zhvillim të Arsimit Parauniversitar – MAShT , Dukagjnin Pupovci , udhëheqës i Qendrës për Arsim të Kosovës ( KEC) dhe znj. Dagmar Fuch Shmitz, udhëheqëse e  GIZ-ës  në Kosovë .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)